Skip to content

Tragjedi në Evropë: 12 të vdekur pasi autobusi doli nga rruga dhe u përmbys

Tragjedi në Hungari: Autobusi me pelegrinë del nga rruga, 12 të vdekur

 

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident tragjik të trafikut në Hungari.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës, në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit.

 

Sipas të dhënave paraprake, autobusi transportonte 59 pelegrinë dhe dy drejtues. Për arsye që ende po hetohen, automjeti ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në një kanal.

 

Dyshimet e para të hetuesve janë se shoferi mund të ketë rënë në gjumë gjatë drejtimit, duke humbur kontrollin mbi autobusin.

 

Ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin 35 persona nga autobusi, ndërsa disa prej viktimave dhe të plagosurve kishin mbetur të bllokuar poshtë automjetit. Për largimin e autobusit nga kanali janë angazhuar edhe vinça.

 

Shoferi është arrestuar dhe autoritetet hungareze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

Published inNews Shqip