Skip to content

Tragjedi në Gjilan: Babai dyshohet se vrau të birin

Tragjedi në Pogragjë të Gjilanit: Babai dyshohet se vrau të birin

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i lindur në vitin 1997.

Rastin e ka konfirmuar Policia, ndërsa sipas burimeve të Gazetës Nacionale, viktima dyshohet se është vrarë nga babai i tij.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.

Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Published inNews Shqip