Skip to content

Tragjedi në kryeqytet/ 13-vjeçari humb jetën pas plagosjes në një përleshje

Tragjedi në Çair: Humb jetën 13-vjeçari i plagosur në përleshje

Ka ndërruar jetë 13-vjeçari i cili ishte plagosur rëndë me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”, në Çair.

Ngjarja kishte ndodhur në fillim të muajit shtator, ndërsa sipas informacioneve paraprake, në përleshje ishin përfshirë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një i rritur.

Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. 13-vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Rasti është nën hetim nga autoritetet kompetente, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive lidhur me ngjarjen.

Published inNews Shqip