Aksident tragjik në Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje një këmbësore
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në zonën e njohur si “Paraburgimi”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BYD ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po lëvizte si këmbësore.
Përplasja ka qenë fatale dhe gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në aksident.
Materialet procedurale pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
