Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu drejtua sot Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë mbledhjes së zhvilluar në Nju Jork, ku foli për përpjekjet e tij për ndaljen e konflikteve në vende të ndryshme të botës.
Gjatë fjalimit, Trump u ndal edhe te situata në Gaza dhe falënderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen ndaj planit të tij për paqe në rajon.
“Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara për përkrahjen e planit të paqes për Gazën”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump tha gjithashtu se gjatë periudhës së tij në detyrë ka kontribuar në ndaljen e tetë konflikteve në botë. Në mesin e rasteve që përmendi ishte edhe konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu kontributin e Kosovës me trupa në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza.
