Protestuesit i kanë vendosur kryeministrit Edi Rama një afat deri të enjten, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe ditën e enjte, duke përsëritur kërkesën për largimin e Ramës nga detyra.
Në rast se kryeministri nuk jep dorëheqjen brenda afatit të caktuar, protestuesit paralajmërojnë se do të marshojnë drejt Presidencës.
Atje, ata synojnë t’i kërkojnë presidentit ndërhyrjen për shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta dhe nëse do të ketë zhvillime të reja gjatë ditës së enjte.
