Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 18 personave të arrestuar gjatë protestave në kryeqytet, duke u caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Edhe pse arrestimi i tyre është vlerësuar i ligjshëm nga gjykata, është vendosur që ata të mos qëndrojnë më në paraburgim. Në vend të kësaj, 18 personat do të duhet të paraqiten pranë policisë gjyqësore, në përputhje me masën e sigurisë së caktuar.
Një ditë më parë, gjykata kishte marrë të njëjtin vendim edhe për 22 persona të tjerë të arrestuar gjatë protestës. Procedurat gjyqësore ndaj të ndaluarve vijojnë në kuadër të çështjeve që lidhen me protestat e zhvilluara në Tiranë.
