Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama merr vendimin për Elisa Spiropalin, ish-ministrja emërohet në një detyrë të rëndësishme!

Seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur mes tensioneve dhe përplasjeve të forta, ku zhurma dhe kaosi kanë vështirësuar zhvillimin normal të punimeve.

 

Situata e tensionuar lidhet me bllokimin e seancës nga deputetët e opozitës, si dhe me përjashtimet e fundit të disa prej tyre nga Komisioni i Etikës. Që në momentet e para të mbledhjes, salla u përfshi nga zhurma dhe debatet, duke krijuar vështirësi në vijimin e seancës.

 

Tensionet u shtuan edhe gjatë njoftimit të ndryshimeve në delegacionet parlamentare, ku u bënë të ditura emërimet e reja të deputeteve Elisa Spiropali dhe Evis Kushi.

 

Spiropali u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ndërsa Evis Kushi u emërua anëtare zëvendësuese në këtë delegacion.

 

Gjatë njoftimit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u kërkoi deputetëve të zinin vendet dhe të vijonin me punimet, duke theksuar se më pas do të kishin mundësinë të ngrinin çështjet dhe shqetësimet e tyre.

 

Megjithatë, situata në sallë mbeti e tensionuar, ndërsa përplasjet mes opozitës dhe drejtuesve të seancës vijuan të shoqëronin zhvillimet në Kuvend.

 

Published inNews Shqip