Skip to content

Vatnikaj thërret studentët në protestën e nesërme: Marshimi nis nga fakultetet drejt Ministrisë së Arsimit

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë të ditur se protesta kundër qeverisë ka arritur ditën e 149-të, ndërsa ka njoftuar organizimin e një grumbullimi të ri për nesër.

 

Sipas saj, protestuesit do të mblidhen në orën 13:00 para fakulteteve, nga ku do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

 

Vatnikaj ka kritikuar edhe ndërhyrjet e policisë gjatë protestave të fundit, duke shprehur shqetësimin për mundësinë e përsëritjes së situatave të ngjashme.

 

“Jemi në ditën e 149 të protestës dhe, duke parë edhe atë që ka ndodhur ditët e fundit, njerëzit duket se kanë zgjedhur këtë mënyrë apo këtë pauzë. Nesër është thirrur një grumbullim para fakulteteve në orën 13:00, për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit”, deklaroi ajo.

 

Ajo shtoi se dhuna e raportuar ndaj të rinjve gjatë ditëve të fundit ka ngritur shqetësime për mënyrën se si mund të veprojnë autoritetet në protestat e ardhshme.

Published inNews Shqip