Skip to content

Vendim i rëndësishëm nga Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën, ja çfarë pritet të ndodhë

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Sali Berishën, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore përbën ndërhyrje në lirinë e lëvizjes, e garantuar nga neni 38 i Kushtetutës.

Sipas vendimit, Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të mjaftueshme për pretendimet që lidhen me domosdoshmërinë dhe përshtatshmërinë e kësaj mase sigurie.

Për këtë arsye, çështja do të rikthehet në Gjykatën e Lartë, e cila duhet ta shqyrtojë sërish, duke marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, vendimi nuk e heq automatikisht masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Ai shfuqizon vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë dhe kërkon rishqyrtimin e çështjes, veçanërisht sa i përket arsyetimit për nevojën dhe përshtatshmërinë e masës së vendosur ndaj kreut të PD-së.

Published inNews Shqip