Programi i pasdites “Rudina” është ndër emisionet më të ndjekura, duke sjellë në studio personazhe dhe të ftuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë një prej puntatave, vëmendje të veçantë mori reagimi i Rudina Magjistarit kur në studio ishte i ftuar një korçar. Për të, ishte përgatitur edhe një surprizë muzikore me një kolazh të serenatave të njohura korçare.
Gjatë bisedës, Devisi i tregoi Rudinës se e kishte parë edhe në qytetin e tij të lindjes. Moderatorja më pas zbuloi një detaj që jo të gjithë e dinin për prejardhjen e saj.
“Unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?”, u shpreh Rudina.
Në fund, ajo përcolli edhe një përshëndetje të veçantë për të gjithë korçarët.
