Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që gjatë ditës së nesërme mësimdhënësit t’u flasin nxënësve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe historinë e luftës për çlirimin e Kosovës.
Sipas vendimit të Drejtorisë së Arsimit, kjo nismë synon që nxënësit të njihen më nga afër me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe ruajtjes së kujtesës historike.
