Skip to content

Pensionet ndryshojnë nga 1 janari 2027: Rritje dhe bonuse, ja kush përfiton më shumë!

Nga 1 janari 2027, pensionistët në Shqipëri pritet të përfitojnë shtesa mujore që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë, në varësi të kategorisë së pensionit dhe nivelit të të ardhurave.

Shtesën më të lartë, prej 1,800 lekësh në muaj, do ta marrin nënat me shumë fëmijë dhe pensionistët me të ardhura nën 40 mijë lekë në muaj.

Një rritje prej 800 lekësh parashikohet për pensionistët e pleqërisë së pjesshme, si edhe për disa përfitues të skemave të strehimit social me të ardhura nën 22 mijë lekë.

Ndërkohë, pensionistët në fshat, përfshirë ish-kooperativistët që marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 1,000 lekë shtesë çdo muaj.

Rritja nuk do të aplikohet për të gjithë pensionistët. Përfituesit në zonat rurale me pension mbi 18 mijë lekë dhe pensionistët në qytete me të ardhura mbi 22 mijë lekë nuk do të përfitojnë nga kjo shtesë.

Ndër kategoritë e tjera, përfituesit e pensionit familjar që marrin më pak se 18 mijë lekë do të kenë një rritje prej 700 lekësh në muaj. Për pensionistët me invaliditet, shtesa do të jetë 600 lekë për ata që marrin më pak se 30 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të bëra publike, rreth 36% e pensionistëve pritet të përfitojnë shtesën maksimale prej 1,800 lekësh, ndërsa rreth 41% do të marrin 800 lekë. Rreth 10.3% do të përfitojnë 1,000 lekë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në kategoritë e shtesave 600–700 lekë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se nga 1 janari 2027 bonusi do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, paralelisht me vijimin e indeksimit të pensioneve. Për këtë masë, sipas saj, janë parashikuar 22.4 miliardë lekë shtesë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në Shqipëri, pensioni mesatar është rreth 180 euro, ndërsa mesatarja e pensioneve në Bashkimin Evropian vlerësohet rreth 1,443 euro.

Published inNews Shqip