Apel për bashkim pas vendimit në Hagë: “Sot është koha të bëhemi bashkë”
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka rikthyer në vëmendje debatet mbi drejtësinë, luftën dhe historinë e Kosovës.
Në këtë klimë, një mesazh i publikuar në rrjetet sociale u bën thirrje shqiptarëve për unitet dhe për të lënë mënjanë ndasitë në një moment të konsideruar të vështirë dhe emocional.
Në postim thuhet se vendimi i Hagës nuk mund të përcaktojë mënyrën se si duhet të kujtohet historia e Kosovës. Autori e përshkruan Kosovën si një vend të prekur nga lufta dhe sakrificat, duke vënë në pah kujtimin e atyre që humbën jetën dhe të atyre që luftuan e mbijetuan.
Mesazhi thekson gjithashtu se historia, sipas autorit, i përket njerëzve që e kanë përjetuar dhe kujtuar atë, ndërsa vendimi gjyqësor nuk duhet të shërbejë si arsye për ndarje mes shqiptarëve.
Në fund, apeli është i drejtpërdrejtë:
“Sot është koha për t’u bërë bashkë! Sot është koha që përtej çdo ndasie, të jemi shqiptar!”
Postimi është shoqëruar edhe me një thirrje për shpërndarje në rrjetet sociale.
