Tensionet në rajon po përshkallëzohen, pasi raportohet se dronë iranianë kanë rënë në Nakhiçevan, rajon autonom i Azerbajxhanit.
Mediat lokale thonë se një nga objektivat e goditur mund të ketë qenë aeroporti, duke shkaktuar alarm dhe rritur frikën për përhapjen e konflikteve në zonë.
Nakhiçevani, i ndarë nga pjesa tjetër e Azerbajxhanit dhe i vendosur pranë kufijve me Iranin, Turqinë dhe Armeninë, konsiderohet strategjik. Sulmi i fundit mund të shënojë një zgjerim të mundshëm të përfshirjes së rajoneve të tjera në tensionet Lindjen e Mesme.
Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për dëme ose viktima, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën. Sulmi vjen ndërsa marrëdhëniet mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre janë thellësisht të tensionuara, duke shtuar frikën për një përshkallëzim më të gjerë rajonal.