Skip to content

Ambasada e SHBA-së me mesazh për Shqipërinë: “Kur qëndrojmë së bashku, komunitetet janë më të sigurta”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh mbi bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Në një postim në Facebook, ambasada iu referua sesionit të 42-të të Trajnimit të Vazhdueshëm të Kapitullit Europian të FBINAA-së, aktivitet ku morën pjesë 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës.

Aktiviteti u fokusua te lufta kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si dhe te forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese.

Ambasada theksoi se përmes këtij bashkëpunimi synohet një zbatim më i fortë i ligjit, rritja e sigurisë dhe krijimi i komuniteteve më të sigurta, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Shqipëri.

Published inNews Shqip