Skip to content

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga personat e kërkuar për trafik ndërkombëtar droge

Salvatore, alias Shpëtim Aliu, i konsideruar nga autoritetet si një prej figurave kyçe të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, është arrestuar në Rusi.

Aliu ishte shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me hetimet për trafikimin e rreth 50 tonëve kokainë.

Sipas akuzave të ngritura nga autoritetet shqiptare, ai dyshohet se ka pasur rol në aktivitetin e një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Pas arrestimit në Rusi, pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga drejtësia shqiptare.

Published inNews Shqip