Në vitin 2027 pritet të dyfishohen bonuset mujore për disa kategori pensionistësh.
Sipas skemës së parashikuar, pensionet urbane të plota deri në 40 mijë lekë do të përfitojnë një bonus prej 3,600 lekësh në muaj.
Ndërkohë, pensionet urbane të pjesshme deri në 22 mijë lekë do të marrin 1,600 lekë, ndërsa pensionet rurale deri në 18 mijë lekë do të përfitojnë 2,000 lekë në muaj.
Rritje e bonusit parashikohet edhe për pensionet familjare, me 1,400 lekë, si dhe për pensionet e invaliditetit, me 1,200 lekë në muaj.
Bonusi do të jetë i kufizuar nga tavani përkatës. Pra, pensionistët që kalojnë kufirin e përcaktuar nuk do të përfitojnë bonusin e plotë. Për shembull, një pensionist me pension 36 mijë lekë nuk do të marrë të gjithë shumën e bonusit nëse kjo do ta çonte pensionin mbi kufirin prej 40 mijë lekësh.
