Pas përfundimit të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një komunikim publik menjëherë pas kthimit në Shqipëri.
Rama pritet t’u drejtohet qytetarëve nga salla e konferencave në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku do të përcjellë një mesazh të posaçëm.
Dalja e kryeministrit para mediave u paralajmërua mbrëmjen e kaluar përmes një njoftimi, ndërsa ende nuk është përcaktuar ora e saktë e konferencës.
Paqartësia lidhet me kushtet e rënduara atmosferike, të cilat kanë ndikuar në orarin e nisjes së Ramës nga aeroporti JFK në New York dhe, për pasojë, edhe në kohën e mbërritjes së tij në Tiranë.
Sipas njoftimit të bërë për mediat, gjatë paradites pritet të bëhet e ditur ora përfundimtare e komunikimit të kryeministrit.
Dalja e Ramës nga Rinasi vjen menjëherë pas vizitës së tij në SHBA, duke bërë që komunikimi i tij të jetë në fokus të vëmendjes publike.
