Skip to content

Pema misterioze që po habit shqiptarët, ja pse po flitet kaq shumë për të!

Dy fotografi të publikuara në faqen “Gramshi tek ju” kanë ngjallur mjaft diskutime në Facebook, pasi autori i shoqëroi me pyetjen: “Kush më thotë çfarë fruti është?”.

Fotot janë realizuar në fshatin Plepas, në Njësinë Administrative Tunjë, ku është fotografuar një pemë me një frut që ka ngjallur kureshtjen e qytetarëve.

Pas publikimit, postimi mori qindra komente dhe përgjigjet ishin të ndryshme. Disa pretendojnë se bëhet fjalë për një kumbull të egër, ndërsa të tjerë e identifikojnë si kulumri.

Mes komenteve nuk kanë munguar as emërtimet e ndryshme që ky frut mund të ketë në zona apo vende të ndryshme. Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje të vetme që të përcaktojë saktësisht se për çfarë peme bëhet fjalë.

Published inNews Shqip