Në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua për situatat që shpesh i vendosin prindërit në siklet, sidomos kur bëhet fjalë për blerjet personale të fëmijëve.
Gjatë bisedës, Bieta Sulo i pyeti të ftuarit nëse ua besojnë bashkëshortëve blerjen e të brendshmeve për fëmijët. Ami Bekteshi tha se, sipas saj, shumë meshkuj shqiptarë ndihen në siklet edhe për blerje të tjera personale.
“Jo vetëm veshmbathje, por edhe peceta menstruale kanë turp të blejnë”, u shpreh ajo.
Në diskutim ndërhyri edhe farmacistja Arba Gramo, e cila, duke u bazuar në përvojën e saj të përditshme në farmaci, tregoi se disa burra ndihen në siklet edhe kur blejnë prezervativë.
Deklarata e saj solli reagime dhe e bëri bisedën edhe më interesante në studio.
