Skip to content

Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri – Ja kur pritet ndryshimi i motit

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshjet e shiut duke nisur nga dita e nesërme, e enjte, 8 tetor.

 

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të prekin disa zona të vendit, ndërsa gjatë së premtes dhe të shtunës pritet të ketë edhe shtrëngata.

 

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike pritet të mbizotërojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me mundësi për reshje deri të mërkurën, 14 tetor.

 

Ndërkohë, temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale, veçanërisht në ditët e para të javës së ardhshme.

Published inNews Shqip