Joe Wilson akuzon Vuçiqin për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi
Kongresmeni republikan amerikan, Joe Wilson, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po përpiqet të manipulojë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, duke kërkuar mbikëqyrje ndërkombëtare të procesit zgjedhor.
Në një shkrim autorial të publikuar në Washington Examiner, Wilson i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme si vendimtare për të ardhmen e Serbisë, ndërsa ka shprehur mbështetje për lëvizjen studentore që kundërshton pushtetin e Vuçiqit.
Ai ka akuzuar udhëheqjen serbe për korrupsion dhe kufizim të konkurrencës politike përmes Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Wilson ka bërë thirrje që mbështetësit e sundimit të ligjit në mbarë botën ta monitorojnë nga afër procesin zgjedhor, me qëllim që të parandalohet manipulimi dhe të sigurohet një mundësi reale për zgjedhje të lira.
