Shiroka Pula dhe Kurti zotohen për bashkëpunim institucional në interes të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është deklaruar pas takimit të parë me kryeministrin Albin Kurti, të mbajtur në Presidencë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Shiroka Pula i ka shprehur Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, Kurti e ka falënderuar Shiroka Pulën për kandidaturën e saj, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të angazhimeve për përballimin e sfidave me të cilat përballet Kosova.
Ai ka deklaruar se, pas më shumë se një viti e gjysmë, Kosova tashmë ka institucione plotësisht funksionale dhe se është e nevojshme që institucionet të bashkëpunojnë për sfidat shtetërore që i presin.
