Skip to content

Video tronditëse nga protesta/ Policia godet protestuesin në kokë dhe trup gjatë shoqërimit

Pamje të rënda vijnë nga protesta e studentëve, ku tensionet mes protestuesve dhe policisë vijojnë të përshkallëzohen.

 

Në videon e publikuar, një qytetar shihet teksa shoqërohet me forcë nga efektivët e policisë, ndërsa mban në fytyrë një maskë kundër gazit. Pamjet tregojnë momentet e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesit.

 

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, deri më tani janë shoqëruar 23 persona pas përplasjeve gjatë protestës së studentëve, e cila po zhvillohet që prej mesditës së sotme para Ministrisë së Arsimit.

 

Po sipas policisë, nga incidentet kanë mbetur të lënduar gjashtë efektivë dhe një gazetare.

Published inNews Shqip