Aksion i madh policor në Fushë-Kosovë, Njësia Speciale arreston një person
Një aksion policor është zhvilluar sonte në Fushë-Kosovë, ku në terren janë parë forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, prania e forcave të sigurisë është vërejtur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, si dhe pranë kompleksit të njohur si “Banesat e Bardha”.
Gjatë ndërhyrjes, pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë arrestuar një person të dyshuar. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në zhvillimin e këtij operacioni.
Pritet që Policia e Kosovës të japë më shumë detaje lidhur me aksionin, identitetin e të dyshuarit dhe rrethanat në të cilat është kryer arrestimi.
