Studentët paralajmërojnë bojkot masiv të mësimit më 14 tetor, pas protestës në Tiranë
Studentët kanë njoftuar se do të bojkotojnë procesin mësimor ditën e nesërme, më 14 tetor, pas protestës së zhvilluar sot përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, të rinjtë kanë bërë të ditur se bojkoti do të jetë një tjetër formë reagimi për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Vendimi vjen pas një dite të tensionuar në kryeqytet, ku protesta u shoqërua me përplasje mes studentëve dhe forcave të policisë.
Tashmë pritet të shihet se sa studentë do t’i bashkohen bojkotit dhe nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë ndaj kërkesave të tyre.
