Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të protestojnë sërish nesër, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Pas tubimit të sotëm në Tiranë, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, të rinjtë duket se janë të vendosur të vijojnë protestat, duke paralajmëruar një tjetër grumbullim.
Protesta e radhës do të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët pritet të bëhen bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar përgjigje ndaj shqetësimeve që kanë ngritur.
Ndërkohë, protesta e sotme u shoqërua me momente tensioni në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
