Dallime të mëdha të temperaturave në Maqedoninë e Veriut, ja ku u regjistrua më shumë të ftohtë
Temperaturat në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar dallime të konsiderueshme, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPPHM).
Matjet e realizuara në orën 14:00 tregojnë se Strumica ishte qyteti më i ngrohtë, me 17,7 gradë Celsius, ndërsa në Popova Shapkë u regjistrua temperatura më e ulët, vetëm 1,4 gradë.
Pas Strumicës, temperaturat më të larta u shënuan në Gjevgjeli me 17 gradë dhe në Demir Kapi me 16,9 gradë Celsius. Në Veles u regjistruan 16 gradë, në Kavadar 15,8, në Vinicë 15,4 dhe në Shtip 15,1 gradë.
Në qytetet e tjera, temperaturat ishin më të ulëta. Në Manastir u matën 13,7 gradë, në Tetovë 13,6 dhe në Ohër 13,2 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shkup, në stacionin meteorologjik në Zajçev Rid, temperatura arriti në 10,6 gradë. E njëjta vlerë u regjistrua edhe në Kumanovë dhe Berovë, ndërsa në Prilep termometrat shënuan 10,3 gradë.
Temperatura dukshëm më të ulëta u regjistruan në zonat malore. Në Mavrovë u matën 5,4 gradë, ndërsa në Krushevë 7,1 gradë Celsius.
Të dhënat tregojnë kontrastin e madh të temperaturave në vend, ku në disa qytete termometrat kaluan 17 gradë, ndërsa në zonat malore moti mbeti dukshëm më i ftohtë.
