Skip to content

Ngjarje e rëndë, gjendet i vdekur një person, policia jep detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e plazhit në Durrës, ku një burrë rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Burime policore të cituara nga noa.al bëjnë me dije se viktima, me inicialet Q. D., dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati, duke humbur jetën.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet përkatëse.

Published inNews Shqip