Skip to content

“Pa ikur Edi Rama, nuk tërhiqemi!”/ Gjimnazistët denoncojnë presionet, njëri prej tyre përjashtohet nga shkolla

Gjimnazistët që po protestojnë kundër qeverisë kanë ngritur shqetësime për presionet që, sipas tyre, po ushtrohen nga shkollat për shkak të pjesëmarrjes në protesta.

Njëri prej të rinjve pretendon se është përjashtuar nga shkolla, por thekson se kjo nuk do ta pengojë të vazhdojë të shprehë kundërshtimin e tij.

“Pa ikur Edi Rama, ne nuk dorëzohemi”, deklaroi gjimnazisti, duke nënvizuar se të rinjtë do të vazhdojnë protestat për të mbrojtur kërkesat e tyre.

Published inNews Shqip