Skip to content

Përshkallëzohet protesta, policia përdor për herë të parë armë me plumba gome

Protesta studentore në Tiranë ka shënuar një përshkallëzim të ri pranë Ministrisë së Arsimit. Gjatë përplasjes, disa protestues kanë hedhur shishe molotovi në drejtim të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, përdorimi i këtyre mjeteve të forcës ka ardhur pas hedhjes së molotovëve drejt efektivëve, duke e tensionuar më tej situatën në protestë.

Bëhet fjalë për ditën e pestë të protestave, gjatë së cilës raportohet se policia ka përdorur për herë të parë armë që qëllojnë me plumba gome.

Plumbat e gomës përdoren në disa raste për kontrollin e turmave, por, pavarësisht emërtimit, ato mund të shkaktojnë dëmtime serioze. Në varësi të llojit, përbëhen nga gomë e ngjeshur, materiale plastike ose një bërthamë tjetër e mbuluar me gomë. Goditja mund të shkaktojë dhimbje të forta, plagosje dhe, në raste të caktuara, dëmtime të rënda, veçanërisht kur goditja ndodh në kokë ose në pjesë të tjera të ndjeshme të trupit.

Published inNews Shqip