Skip to content

Si është gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit pas dhunës së pretenduar nga policia?

Përmirësohet gjendja e 21-vjeçarit Muhamet Skana, por vijojnë problemet me kujtesën

Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamet Skana, i cili u përplas me një efektiv policie gjatë protestës, është përmirësuar, por ai vijon të ketë probleme me kujtesën.

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, bëri të ditur se, sipas familjarëve, i riu ende nuk arrin të kujtojë apo të tregojë se çfarë ka ndodhur nga momenti i incidentit, shoqërimi në komisariat dhe deri në mbërritjen në Spitalin e Traumës.

Familjarët kanë deklaruar se e kanë të vështirë të flasin për mediat, por kanë theksuar se do ta ndjekin çështjen deri në fund dhe nuk do të mjaftohen vetëm me pezullimin e efektivit të policisë.

Ndërkohë, polici i rendit në Shkodër, Fazlli Rama, raportohet se është në gjendje stabël dhe po shkon drejt përmirësimit.

Edhe gjendja shëndetësore e Eva Pangos, e cila pësoi një goditje në pjesën e sipërme të kokës, është përmirësuar. Sipas informacionit të raportuar, goditja nuk i ka prekur trurin dhe ajo po qëndron pranë ambienteve të Spitalit Ushtarak për të mbajtur gjendjen nën kontroll.

Published inNews Shqip