Skip to content

Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore, ja çfarë dihet deri tani

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe është dërguar në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë Kryeministrinë, ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Në mesazhin e dërguar pretendohet se brenda ndërtesave është vendosur një mjet shpërthyes me nitrat amoni (ANFO). Gjithashtu, në email përmenden sulme të planifikuara terroriste dhe bëhen kërcënime të tjera ndaj institucioneve dhe autoriteteve të vendit.

Pas marrjes së kërcënimit, Gjykata dhe Prokuroria e Fierit janë boshatisur si masë paraprake sigurie. Administrata është vënë në alarm, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë.

Autoritetet pritet të verifikojnë përmbajtjen e mesazhit dhe të kryejnë kontrollet përkatëse për të përcaktuar nëse kërcënimi është real.

Published inNews Shqip