Situata pranë Parkut Rinia është tensionuar, ku disa protestues dyshohet se po grumbullonin gurë me qëllim sulmin. Përballë kësaj situate, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.
Ndërhyrja e efektivëve ka ardhur në një moment kur tensionet në zonë janë rritur, ndërsa policia po përpiqet të rikthejë qetësinë dhe të shmangë përshkallëzimin e përplasjeve.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje mbi zhvillimet pranë parkut.
