Skip to content

Eurodeputetja holandeze kritikon heshtjen e BE-së për protestat në Shqipëri: “Më vjen turp!”

Eurodeputetja holandeze kritikon BE-në për protestat në Shqipëri: “Më vjen turp për heshtjen”

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur shqetësimin në Parlamentin Europian për zhvillimet gjatë protestave në Shqipëri, duke kritikuar edhe reagimin e Bashkimit Europian ndaj asaj që ajo e cilësoi si përdorim të tepruar të forcës nga policia.

Gjatë fjalës së saj, Strolenberg tha se prej disa ditësh po ndjek pamjet nga protestat, ku, sipas saj, demonstruesit janë goditur me plumba gome, ndërsa fëmijë janë dhunuar dhe arrestuar.

“Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe e të pasurve”, deklaroi eurodeputetja, duke theksuar se pamjet e dhunës nuk duhet të kalojnë pa u vënë re.

Strolenberg shprehu pakënaqësinë e saj për qëndrimin e BE-së, duke argumentuar se institucionet europiane kanë dënuar aktet e dhunshme të disa protestuesve, por nuk kanë reaguar me të njëjtën vendosmëri ndaj veprimeve të policisë kundër protestuesve që ajo i përshkroi si paqësorë.

“Më vjen turp që BE-ja dënoi vetëm dhunën e disa protestuesve të dhunshëm, por nuk dënoi dhunën e tepruar të policisë ndaj shumicës së protestuesve paqësorë. Ne flasim për vlerat, por nuk bëjmë asgjë kur ato vlera shkelen”, u shpreh ajo.

Deklaratat e eurodeputetes rikthejnë në vëmendje debatin për respektimin e të drejtave të njeriut, proporcionalitetin e ndërhyrjes policore dhe qëndrimin e institucioneve europiane përballë zhvillimeve politike në Shqipëri.

Published inNews Shqip