Skip to content

E papritur! Ja kush iu bashkua protestës së sotme në Tiranë, dalin fotot

Pedagogë dhe studentë janë mbledhur këtë të martë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Në mesin e protestuesve janë parë edhe Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi. Sipas raportimeve, të dy pedagogë me profesion, iu bashkuan kolegëve dhe studentëve në tubimin e zhvilluar në kryeqytet.

 

Prania e çiftit në protestë ka tërhequr vëmendjen edhe në politikë. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku shfaqen Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi mes protestuesve.

 

Krahas fotos, Balla ka shkruar: “Nuk janë pedagogët, është partia dhe familja e Saliut.”

 

Published inNews Shqip