Skip to content

Studentët nuk tërhiqen, të rinjtë thërrasin sërish në protestë sot para Ministrisë së Arsimit

Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të protestojnë sërish nesër, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas tubimit të sotëm në Tiranë, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, të rinjtë duket se janë të vendosur të vijojnë protestat, duke paralajmëruar një tjetër grumbullim.

Protesta e radhës do të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët pritet të bëhen bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar përgjigje ndaj shqetësimeve që kanë ngritur.

Ndërkohë, protesta e sotme u shoqërua me momente tensioni në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Published inNews Shqip