Skip to content

“E kapa duke më tradhtuar me…”/ Bujar Qamili rrëfen mes lotësh zhgënjimin më të madh të jetës së tij

Bujar Qamili ka ndarë së fundmi një histori të dhimbshme nga jeta e tij private, të cilën nuk e kishte rrëfyer më parë publikisht.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, këngëtari i njohur shkodran foli për moderatoren Ester Bylyku rreth një zhgënjimi të përjetuar vite më parë, kur zbuloi se ish-e dashura e tij ishte në krahët e një personi tjetër.

Gjatë bisedës, Bylyku e pyeti nëse ishte zhgënjyer ndonjëherë nga një person që e kishte dashur shumë. Qamili tregoi se kishte pasur një lidhje dashurie që përfundoi me zhgënjim, pasi e kishte parë partneren e tij me një djalë tjetër.

“Kam pasur dikur një të dashur dhe e pashë me dikë tjetër. Më zhgënjeu. Kam thënë: ‘Si e bëri kjo këtë punë?’”, rrëfeu këngëtari, duke kujtuar një nga momentet e vështira të jetës së tij sentimentale.

Published inNews Shqip