Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, veçanërisht në zonat malore të lindjes. Në këto zona mund të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa në majat më të larta malore parashikohen reshje të lehta bore.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, ajo mund të arrijë shpejtësinë deri në 18 m/s.
Ndërkohë, në det pritet valëzim me forcë 2–4 ballë.
