Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga transformimi i rrugës në hyrje të Durrësit, ku po përmirësohet infrastruktura dhe po krijohen kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Sipas Ramës, projekti përfshin trotuare të reja, korsi për biçikleta, ndriçim modern, sinjalistikë rrugore dhe hapësira të gjelbra. Një ndërhyrje e rëndësishme është edhe sistemi i ri i kanalizimit të ujërave të shiut, i cili synon të zgjidhë problemin shumëvjeçar të përmbytjeve në hyrje të qytetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një transformim të rëndësishëm të një prej pikave hyrëse të Durrësit, duke publikuar edhe pamjet nga puna e realizuar.
