Skip to content

E FUNDIT/ Edi Rama merr vendimin për çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë nga sot!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një paketë të re masash që synon lehtësimin e kostove për drejtuesit e automjeteve, ku parashikohet heqja e Taksës së Qarkullimit nga çmimi i karburantit.

 

Sipas deklaratës së kreut të qeverisë, taksa do të mblidhet përmes pagesës vjetore të detyrimeve të automjetit, në vend që të përfshihet drejtpërdrejt në çmimin e naftës në pompë.

 

Rama bëri të ditur se kjo masë do të mundësojë një ulje prej 32 lekësh për litër në çmimin e karburantit. Kështu, nëse nafta kushton aktualisht 220 lekë për litër, pas zbatimit të ndryshimit çmimi do të shkonte në 188 lekë për litër.

 

Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria synon të vendosë një taksë qarkullimi për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi mënyrën e zbatimit të saj apo nëse do të ketë përjashtime për makinat elektrike.

 

Sipas deklaratës, ndryshimi do t’i japë fund përfshirjes së Taksës së Qarkullimit në çmimin e karburantit, duke e zhvendosur mbledhjen e saj te detyrimet vjetore të automjeteve raporton newsbomb.al

 

 

 

Published inNews Shqip