Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

E bujshme! Atentat ndaj ish-kryeministrit në mes të dasmës: “E prisja këtë moment prej 20 vitesh!

Posted on March 14, 2026 by admin

E bujshme! Atentat ndaj ish-kryeministrit Farooq Abdullah në mes të dasmës: “E prisja këtë moment prej 20 vitesh”

 

Ish-kryeministri i rajonit indian Jammu dhe Kashmir, Farooq Abdullah, i shpëtoi për mrekulli një atentati gjatë një ceremonie martesore në qytetin e Jammu.

 

Ngjarja ndodhi në prani të shumë të ftuarve, kur një person iu afrua shumë pranë dhe tentoi ta qëllonte me armë zjarri. Fatmirësisht plumbi nuk e goditi objektivin, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe shmangien e një tragjedie.

 

Sulmuesi, 63-vjeçari Kamal Singh Jamwal, u arrestua në vendngjarje nga komandot e National Security Guard, të cilët ishin përgjegjës për sigurinë e ish-kryeministrit.

 

Sipas policisë, i dyshuari nuk shfaqi asnjë pendesë. Ai deklaroi se kishte pritur 20 vite për këtë moment dhe se sulmi lidhej me një “agjendë personale”.

 

Kur u pyet për motivin, ai u shpreh: “Sot pata mundësinë ta vrisja, por nuk u vra, ai mbijetoi.” Në një tjetër moment shtoi: “Kisha misionin tim.”

 

Pas tentativës së dështuar, i dyshuari u godit nga disa persona të pranishëm në dasmë përpara se të merrej në kontroll nga policia dhe të dërgohej në paraburgim. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e sulmit.

Post Views: 146

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme