Skip to content

“Gjobat nuk na frikësojnë!” Studentja Samanda Toçka përcjell mesazhin e të rinjve (Video)

Studentja Samanda Toçka, e cila u kthye në një nga zërat simbol të rinisë gjatë protestës, ka përcjellë një mesazh të fortë përmes rrjeteve sociale, duke u bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve të mos frikësohen nga gjobat e vendosura për pjesëmarrjen në tubime.

Toçka thekson se protestimi është një e drejtë e çdo qytetari dhe se askush nuk duhet të tërhiqet për shkak të presionit apo penaliteteve.

Ndërkohë, ajo ka njoftuar edhe ndryshimin e orarit të protestave, të cilat, për shkak të zhvillimit të mësimit dhe rikthimit të një pjese të studentëve në auditorë, do të organizohen tashmë çdo të mërkurë dhe të shtunë. Ky organizim synon të mundësojë pjesëmarrje më masive në protestë.

Samanda Toçka: “Studentë dhe qytetarë nuk duhet të tremben nga gjobat e protestës, pasi të protestosh është e drejta e secilit. Marr shkas edhe nga thirrjet e bëra në faqet studentore për organizimin e protestës të mërkurën dhe të shtunën, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë më masive, edhe për faktin se një pjesë e studentëve kanë zgjedhur të mos ndjekin më bojkotin, por të kthehen në mësim. Protesta vazhdon dhe asnjë nga qytetarët nuk do të tërhiqet.”

Published inNews Shqip