Tronditje në Poloni, gjenden të vdekur në banesë prindërit dhe motra e autorit të sulmit në Krakov
Tre persona, një grua dhe dy të tjerë, të identifikuar nga mediat polake si nëna, babai dhe motra e 24-vjeçarit që kreu sulmin e përgjakshëm në Krakov, janë gjetur të vdekur në banesën e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri polak Donald Tusk, i cili ka shpallur dy ditë zie kombëtare pas tragjedisë.
Ndërkohë, policia ka konfirmuar se mes gjashtë viktimave të sulmit në sheshin qendror të Krakovës është edhe një shtetas britanik. Sipas kreut të policisë, Marek Boron, katër gra dhe dy burra humbën jetën, ndërsa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe pesë shtetas të huaj.
Autori 24-vjeçar u plagos rëndë gjatë ndërhyrjes së policisë. Ministri i Brendshëm polak deklaroi se të dhënat paraprake tregojnë për një ndikim të mundshëm nga ideologjia e ekstremit të djathtë.
