Skip to content

Berisha: Do të largohem nga posti i kryetarit kur të mos jem më në gjendje ta drejtoj partinë!

Sali Berisha ka komentuar mundësinë e largimit të tij nga drejtimi i Partisë Demokratike, duke theksuar se një vendim i tillë do të merret vetëm në rast se nuk do të ketë më aftësinë fizike apo mendore për të përmbushur detyrat e kryetarit.

Gjatë një interviste përballë ish-zëdhënëses së tij, Berisha u shpreh se do të largohej pa hezitim në momentin që do të ndiente se nuk mund të përballonte më përgjegjësitë e këtij posti.

“Momentin që unë të ndiej pamundësinë më të vogël fizike në detyrimet e mia fizike ose mendore, absolutisht, me lehtësi dhe pa vështirësi do të them ‘Goodbye’.

E kam lidhur këtë, por në kohën kur unë ndiej të njëjtën performancë dhe me një eksperiencë shumë të çmuar, unë nga beteja…”, u shpreh Berisha.

Published inNews Shqip