Moti i keq përfshin vendin, meteorologët japin paralajmërimin
Autoritetet meteorologjike në Zvicër kanë paralajmëruar për reshje të dendura bore gjatë fundjavës, duke ngritur nivelin e alarmit në 4 nga 5 në kantonin Ticino.
Sipas parashikimeve, në këtë zonë pritet që trashësia e borës së re të arrijë deri në 90 centimetra, çka mund të krijojë probleme të shumta.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi pesha e madhe e borës mund të thyejë degë pemësh apo edhe të rrëzojë pemë të tëra, duke shkaktuar pengesa në rrugë dhe rrezik për kalimtarët.