Gjermania po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në skemën e punësimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, i cili mund të kufizojë mundësitë e tyre për të punuar në këtë shtet. Sipas një propozimi të ri, kuota vjetore e miratimeve për leje pune mund të përgjysmohet, nga 50 mijë në 25 mijë, duke nisur nga 1 janari 2027.
Kjo nismë ka shkaktuar shqetësim te përfaqësuesit e industrisë gjermane të ndërtimit, të cilët paralajmërojnë se reduktimi i numrit të punëtorëve të huaj mund të krijojë probleme serioze për sektorin.
Sipas gazetës gjermane „Allgemeine Bauzeitung“, çështja është përfshirë në një projekt-rregullore të Ministrisë Federale të Punës, e cila parashikon që Agjencia Federale e Punësimit të lëshojë maksimumi 25 mijë miratime fillestare në vit, në vend të 50 mijë që lejohen aktualisht.
Ndërtuesit gjermanë kundër propozimit
Shoqata Qendrore Gjermane e Ndërtimit (ZDB) ka kundërshtuar këtë plan, duke argumentuar se kompanitë e sektorit varen në masë të konsiderueshme nga punëtorët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të organizatës, rreth 35 për qind e miratimeve për punësim përmes kësaj skeme lidhen me sektorin e ndërtimit. Nëse kuota përgjysmohet, industria mund të humbasë mundësinë për të punësuar rreth 9 mijë punëtorë.
Kreu i ZDB-së, Felix Pakleppa, i ka kërkuar qeverisë gjermane të heqë dorë nga ky propozim. Ai paralajmëron se mungesa e fuqisë punëtore mund të ndikojë në ndërtimin e banesave, riparimin e urave dhe zgjerimin e infrastrukturës energjetike.
Sipas shoqatës, një në shtatë punonjës në industrinë gjermane të ndërtimit është shtetas i huaj.
Kush preket nga ndryshimi i mundshëm?
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u krijon mundësi qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi të punësohen në Gjermani, nëse sigurojnë një ofertë konkrete pune.
Kjo skemë është veçanërisht e rëndësishme sepse nuk kërkon domosdoshmërisht që aplikanti të ketë një kualifikim profesional të njohur në Gjermani. Për këtë arsye, ajo është përdorur nga shumë persona që syn
