Skip to content

E rëndë Rrëzohet avioni, humbin jetën 29 persona!

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një avion ushtarak është rrëzuar mbi Gadishullin e Krimesë, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave.

Sipas deklaratës zyrtare, në bord ndodheshin 23 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

“Gjatë një fluturimi të planifikuar mbi gadishullin e Krimesë, më 31 mars rreth orës 18:00 sipas kohës së Moskës, u humb komunikimi me avionin transportues ushtarak An-26”, thuhet në njoftim.

Një ekip kërkim-shpëtimi lokalizoi vendin e rrëzimit, por fatkeqësisht nuk u gjet asnjë i mbijetuar.

Ndërkohë, një komision i posaçëm nga ministria po heton në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka prova për ndërhyrje të jashtme, ndërsa dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një defekt teknik.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *