Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Ngjarje e rëndë trondit Rinasin – detajet e para!

Posted on April 2, 2026 by admin

Panik në Rinas: Person i armatosur me hanxhar terrorizon kalimtarët, neutralizohet në kohë

Një situatë e rrezikshme është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra pranë mbikalimit, ku një person ka shkaktuar panik mes qytetarëve.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, autori fillimisht ka përplasur katër automjete dhe më pas ka dalë nga makina duke kërcënuar dhe ndjekur kalimtarët me një hanxhar në dorë.

Në momentin e incidentit, në zonë ndodheshin rastësisht tre efektivë të Forcave të Armatosura, të dyshuar si pjesë e strukturave speciale të Marinës, të cilët kanë reaguar menjëherë.

Ata kanë ndërhyrë me shpejtësi, kanë neutralizuar personin, i kanë marrë armën e ftohtë dhe e kanë mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë së Shtetit.

Më pas, policia ka bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, është shmangur një ngjarje më e rëndë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Post Views: 380

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet
  • Momente tmerri në ajër: Thyhet xhami i avionit me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Angli

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme